Përafërsisht 10 milionë “krem-banane”, 2.3 milionë pako “Plazma”, e afro gjysmë milioni çokollada “Cipiripi”, janë importuar nga Serbia në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2015.
Ekziston një llojllojshmëri produktesh të importuara nga Serbia, duke filluar nga energjia elektrike e deri tek “krem-bananet”. Në tri vitet e fundit, nga Serbia kemi importuar energji elektrike në vlerë mesatare vjetore prej 35 milionë euro.
Analisti i Institutit GAP, Agron Demi ka thënë për Insajderin se këto të dhëna janë nga databaza e doganave për vitin 2015 e cila përmban të dhëna për krejt produktet e importuara brenda një viti në bazë te sasisë dhe vlerës monetare.
“Këto të dhëna janë nga databaza e doganave për vitin 2015 e cila përmban të dhëna për krejt produktet e importuara brenda një viti në bazë te sasisë dhe vlerës monetare”, ka thënë Demi.