Është pezulluar nga puna një inspektor shëndetësor, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Vendim e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, shkruan Insajderi.
“Vendimin për pezullimin parandalues, MSH e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk do të ketë kompromis në luftën kundër korrupsionit me qëllimin për ta goditur ҫdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.