Haradinaj shpërfill fjalimin e mbesës së Hashim Thaçit – gjen kohë për të pushuar

Haradinaj shpërfill fjalimin e mbesës së Hashim Thaçit – gjen kohë për të pushuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërfillur fjalimin në Kuvendin e Kosovës të Evgjeni Thaçit, deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe mbesës së presidentit Hashim Thaçi.

Për rreth katër minuta përgjatë fjalimit të Evgjeni Thaçit, Haradinaj ka qëndruar kokëulur. Madje, kryeministri dukej sikur po tentonte të pushonte gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

Kryeministri edhe më parë kishte tërhequr vëmendje me veprimet e pazakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë seancës për demarkacionin gjatë vitit të kaluar, Haradinaj ishte fotografuar i përgjumur në ulësen e tij në Kuvend. /Insajderi.com