“Shkarkoje se na bëri gaz të botës” – Thirrja e Adem Mikullovcit për Haradinajn

“Shkarkoje se na bëri gaz të botës” – Thirrja e Adem Mikullovcit për Haradinajn

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka pasur një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Mikullovci i kërkoi Haradinajt që ta shkarkojë ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

“Unë e kam një porosi direkt për kryeministrin. Zotëri kryeministër, kërkoj ta shkarkosh ministrin e Punëve të Jashtme, pasi ai na ka dëmtuar shumë e na ka bërë gaz të botës”, tha Mikullovci.

Ndryshe Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00. /Insajderi.com