​Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka ndaluar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar " />

Policia jep detaje për aksionin e ROSU-s në Veri të Mitrovicës

Policia jep detaje për aksionin e ROSU-s në Veri të Mitrovicës

​Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka ndaluar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, kurse një i cili ka rezistuar ndaj policëve.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë për KosovaPress se me këtë rast janë bastisur katër lokacione, kurse në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të ndaluarve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.