Rritja e importit të produkteve serbe në Kosovë  – sa para fitonte Serbia në vit nga kosovarët

Rritja e importit të produkteve serbe në Kosovë  – sa para fitonte Serbia në vit nga kosovarët

Më shumë se mbi 449 milionë euro Kosova ka importuar produkte serbe vetëm për një vit. Ndërsa nuk ka asnjë javë dhe kryeministri Haradinaj ka vendosur një taksë 100 përqind për produktet që vijnë nga Serbia.

Qeveria e Kosovës së fundi ka vënë taksë 100 përqind ndaj Serbisë për të gjitha produktet serbe që hyjnë në Kosovë. Mirëpo sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2017 nga shteti fqinj kemi importuar produkte në vlerë prej 449, 918 euro ose 14,8 përqind.

Mirëpo importi i produkteve serbe në Kosovë çdo vit është rritur. Në vitin 2010 sipas të dhënave të ASK-së, Kosova ka importuar produkte në vlerë prej 260.471 euro.

Ndërsa vendi i dytë nga i cili Kosova importon produkte është Maqedonia.

Vetëm në vitin 2017 nga Maqedonia janë importuar produkte në vlerë prej 156.498 euro ose në 5.1 përqind.

Ndërsa Kosova në Serbi ka eksportuar produkte në vlerë prej 48.246 euro ose në 12.8 përqind.

Kurse vendi tjetër për të cilin Kosova vëri taksën e njëjtë si të Serbisë, Bosnja e Hercegovina është në mesin e vendeve që produktet e këtij shteti nuk mungojnë në raftet e dyqaneve të Kosovës.

Në vitin 2017 Kosova kishte importuar produkte në vlerë prej 81.674 euro ose 2.7 përqind, mirëpo eksporti i Kosovës me këtë shtet është shumë më i vogël në krahasim me importin.

Shifra e produkteve të eksportit është shumë fish më i vogël. 8.793 ishte vlera e produkteve të eksportuara nga Kosova për në Bosnje e Hercegovin në vitin 2017.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në fillim të kësaj jave ka marr vendim që të rrit taksën për produktet serbe deri në 100 përqind, derisa kjo e fundit të njeh shtetin e Kosovës.

Ky vendim i qeverisë ka shkaktuar trazira në qeverinë serbe. Sot Gazeta Insajderi ka raportuar se Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.

Vendimi ka hyrë në  fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm.

“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar për Insajderin.

Rasim Lajiq, ka thënë se Serbia nuk ka marrë asnjë vendim që të ndalojë mallrat nga Evropa që kanë destinacion tregun kosovar.

“Natyrisht se nuk është e vërtetë. Duket se ata po e dëshirojnë këtë lloj zhvillimi e të hyjmë në masa e kundërmasa, në mënyrë që të harrohet se kush e ka nisur i pari e kush është më fajtor”, ka thënë Lajiq për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Ai shton se qëllimi i Kosovës është që ta bëjë bashkësinë ndërkombëtare që për fajin e Kosovës të ndajë fajin në dy pjesë.

“Me një vendim të tillë ne do ta godisnim veten në këmbë. Ka pasur raportime të tilla, por për ne kjo do të ishte skenar i keq. Atëherë s’do të kishim më problem me Kosovën por me BE-në, me të cilët kemi 65 për qind shkëmbime tregtare. Një vendim i tillë do të prekte importuesit në BE më shumë sesa ata në Kosovë”, sqaroi ai. /Insajderi.com