Edi Rama dhe Ilir Meta në Prizren – përurojnë shtatoret e tre liderëve historikë

Edi Rama dhe Ilir Meta në Prizren – përurojnë shtatoret e tre liderëve historikë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i pranishëm sot në ceremoninë e përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit.

Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit, përurohen pasditen e së dielës shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjithashtu i pranishëm në këtë përurim është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.