Një 17 vjeçar është ther me thikë rreth orës 20:00 në Prishtinë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia ka konfirmuar rastin i cili ka ndodhur në restorantin ‘Mozzart’ në lagjen ‘Ulpiana’.
“Një person me inicialet A.K 17 vjeç, është plagosur me armë të ftohtë”, njofton policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ekipet e hetuesisë po merren me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast