Krasniqi: Skenderbeu heroi më i madh, që i dha kuptim kombit shqiptar

Krasniqi: Skenderbeu heroi më i madh, që i dha kuptim kombit shqiptar

Historiani dhe politikani, Jakup Krasniqi, ka folur për periudhat historike të shqiptarëve, heronjtë dhe tradhtarët e kombit.

Krasniqi, teksa ka folur për InDoks, ka thënë se të huajt nëpër studime të ndryshme, kanë potencuar se shqiptarët e konsiderojnë normale tradhtinë – duke marrë shembuj nga koha e Skenderbeut e tutje.

Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:

“Nëse kemi parasysh këtë duhet të shkojmë në gjysmën e dytë të shek. 19  është në një shkencëtar gjerman i cili ka shkruar tri punime shkencore për shqiptarët, një e kap për ilirët, një  shqiptarët pas Skendërbeun, dhe një për Skenderbeun. Kur fol për ngjarjet e luftës së kohës së Skënderbeut sidomos me tradhëtitë e  Muso Gulemit dhe Hamza Kastrati ai parafrazoi një mënyrë tjetër shqiptarë tradhti e shikojmë dicka  të zakonshme dhe normal që në fakt po të shikohet e gjithë historia  jonë, shqiptarët nuk e kanë definuar mirë çështjën e tradhtisë ose ndoshta edhe shek.20 kur Fan Noli ynë i madh thotë “mbrenda natës në Shqipëri tradhtari bëhet patriot e patrioti tradhtar”.  Nuk e kem me vendos të kësaj cështje e sidomos ky standard është prishur edhe pas viteve 90-ta, ndoshta edhe më shumë në Shqipëri por edhe ne Kosovë qaty dikun jemi”, ka thënë Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ka shtuar se hero i pakontestueshëm për shqiptarët vazhdon që të jetë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

“Do t’ia nisja pasi është 550 vjetori i Skënderbeut, që mundem me thënë është njëri nga heronjtë me të përgjithshëm dhe me ta pa kontestuar që i ka dhënë jo vetëm në shekullin e tij, po në të gjithë shekullit e më vonë”, ka thënë Krasniqi, teksa ka shtuar se figura e Skenderbeut i “dha kuptim jetës dhe respektit, historisë por edhe kombit shqiptar”.

Krasniqi ka vlerësuar lartë edhe periudhën e Rilindjes Shqiptarem duke thënë se kjo epokë ka qenë një kthesë e madhe për historinë e kombit.

Përmend vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën dhe shumë personalitete tjera.

“Heronjtë të mëdhenj të kombit që kanë formuar kombin shqiptar janë heronjët e periudhës së Rilindjes, të cilët fillojnë në fillmim të shekujt 18, nga Jeronim de Rada dhe vazhdohet nga Naum Veqilharxhi,  Vaso Pashë Shkodrani, Naim Frashëri, Adbdyli, Samiu dhe shumë personalitet të tjera. Këta e rikthejnë Skënderbeun dhe bashkë me të edhe edhe rilindjen kombëtare shqiptare.  Pasi kulmi i kësaj rilindje  është një lidhje, kur kërkesa e kombit ishte për një gjuhë, shtet dhe komb”, ka shtuar historiani Jakup Krasniqi.

Intervistën e plotë mund ta shikoni këtu:

Intervistë me Jakup Krasniqin

Insajderi | Intervistë me historianin dhe politikanin, Jakup Krasniqi ◾ Kush është heroi dhe tradhtari më i madh i kombit shqiptar?◾ A janë heronj Fadil Hoxha, Avni Rrustemi dhe shumë personalitete tjera?◾ A ka gabime në historinë e shkruar të shqiptarëve dhe përse po bëhet një gjë e tillë?◾ Pse sipas Krasniqit, familja Jashari është më e veçanta në historitë e vendeve të botës?◾ Pse sipas Jakup Krasniqit, presidenti Hashim Thaci mund të bëhet një tradhtar i madh i Kosovës?

Posted by Insajderi on Monday, 26 November 2018