Shenjtërohet Nënë Tereza

Shën Tereza. Nga sot e tutje, kështu do të njihet bamirësja e madhe me origjinë shqiptare.

Shenjtërohet Nënë Tereza

Para mijëra të pranishmëve në shesh, ku binin në sy flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, Nënë Tereza iu bashkua listës së shenjtorëve të Kishës Katolike.

Nga sot, data 4 shtator do të njihet si dita e festës së Shenjtës Terezë, shkruan Top Channel.

Ceremonia e sotme në Vatikan përmbyll rrugëtimin e Nënë Terezës drejt shenjtërimit, një rrugëtim i shkurtër për të, krahasuar me kohën që u është dashur shumë shenjtëve të tjerë, kohë që në disa raste ka kërkuar edhe 5 shekuj.