PD i quan të jashtëligjshëm ata që ia kërkuan dorëheqjen Aganit

Partia e Drejtësisë vlerëson mbledhjen e një pjesë të Këshillit të saj Drejtues me 3 Shtator 2016, si jostatutore dhe të jashtëligjshme dhe me këtë pa kurrfarë efekti juridik dhe politik për aktivitetin e partisë.

PD i quan të jashtëligjshëm ata që ia kërkuan dorëheqjen Aganit

“Kjo mbledhje nuk është thirrur nga Kryesia e partisë dhe nuk është drejtuar nga Kryetari i Partisë në kundërshtim të plotë me dispozitat e Statutit të partisë prandaj çdo vendim i marr për kryetarin dhe Kryesinë e Partisë është i paqenë”, thuhet në reagimin e PD-së.

Më tej, aty thuhet se me gjithë shkeljet e qarta statutore çështjet e ngritura nga kryetarët e një pjese të degëve të partisë do të shqyrtohen me seriozitet të plotë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që është thirrur për 6 shtator 2016.

“Partia e Drejtësisë siguron anëtarësinë e saj se do të ndërmerren të gjitha masat statutore për sqarimin dhe tejkalimin e mospajtimeve aktuale në funksion të sigurimit të veprimit sa më unik politik”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com