Ministri Shala i përgjigjet “kërcënimeve” të Serbisë për dërgimin e taksës në Arbitrazh

Ministri Shala i përgjigjet “kërcënimeve” të Serbisë për dërgimin e taksës në Arbitrazh

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrikë nuk po heq dorë nga vendimi për taksën 100%.

Së fundi duke komentuar kërcënimet nga Serbia se do ta dërgojnë këtë çështje në Arbitrazh, Shala deklaroi se vendimi do të vazhdojë të mbetet në fuqi, transmeton Insajderi.

“Duke mos dashur t’i komentojë ankesat apo kërkesat që po bëhen për ta larguar masën, arsyeja se pse na ka shty ta marrim këtë vendim i dijmë. Vendimi do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Përpos vendimit për masën, kemi marrë vendosur që asnjë mall të mos hyjë në Kosovë me mbishkrimet Kosova i Metohija që janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, deklaroi Endrit Shala në Klan Kosova.

Ai foli edhe për deklaratat e gjeneralit të KFOR-it, Foggo i cili tha se me taksa të tilla Kosova do të izolohet.

Ministri i Tregtisë deklaroi që qeveria e ka marrrë vendimin e duhur, dhe nuk do të ketë asnjë izolim.

“Unë besoj që s’ka izolim.Qeveria e ka marrë vendimin e duhur”, tha Shala.

Ndryshe edhe kryeministri Haradinaj vazhdimisht është shprehur optimist se kjo taksë nuk do të hiqet.

Madje ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë përderisa Serbia ta njohë Kosovën. /Insajderi.com