Haradinaj: Kurrë nuk e pranoj shkëmbimin e territoreve

Haradinaj: Kurrë nuk e pranoj shkëmbimin e territoreve

Gazeta e madhe amerikane, Washington Post e ka botuar sot një editorial të kryeministrit Ramush Haradinaj, në të cilin ai e kundërshton fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i mbështetur nga Rusia, e ka bërë një ofertë të neveritshme: Serbia do ta njohë Kosovën nëse ne japim një pjesë të territorit. Serbia dëshiron të krijojë një shtet ‘të pastër’ etnik, duke ua marrë njerëzve nënshtetësinë dhe duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre. Ky është një çmim shumë i lartë për ta paguar. Ne nuk do ta shkelim Kushtetutën tonë, nuk do të heqim dorë nga sovraniteti ynë dhe nuk do ta shkatërrojmë integritetin tonë territorial vetëm që Serbia ta njohë një fakt që tashmë ekziston. Ne gjithashtu nuk do të vendosim precedent të rrezikshëm që do ta destabilizonte Ballkanin dhe ato shtete që luftojnë për integritetin e tyre territorial, si Izraeli, Ukraina dhe India”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj shkruan se shkëmbimi i territoreve kundërshtohet nga 77 % e qytetarëve të Kosovës.

“Si kryeministër i vendit kurrë nuk do ta pranojë një tregti të tillë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se e përkrah një marrëveshje me Serbinë, që do të çonte në njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.