Kapen 113 kilogramë drogë në Prishtinë, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë ka kapur drogë dhe ka arrestuar katër persona.

Burime nga policia thonë se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Jakov Xoxa’ ku janë kapur 113 kilogramë heroinë.

Ndërkaq të arrestuarit janë S. Sh, M. Gj, Xh. Sh, M. K.

Policia, nga ora 14:00 do të dalë me një konferencë për media, ku do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, së bashku me drejtorët e departamenteve policore.

Aty pritet të tregohen më shumë detaje për këtë aksion si dhe për aktivitetet dhe rezultatet e Policisë gjatë muajit nëntor.