Ambasadori rus në Beograd tregon nëse Putini e mbështetë korrigjimin e kufijve

Ambasadori rus në Beograd tregon nëse Putini e mbështetë korrigjimin e kufijve

Aleksandër Chepurin, ambasadori i Rusisë në Beograd ka folur për zgjidhjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ka theksuar se shteti rus e mbështetë Beogradin në çfarë do vendimi që merr në lidhje me Prishtinën, transmeton Insajderi.

Kur ka folur për korrigjimin e kufijve, ka vlerësuar se nëse Serbia e përkrahë, atëherë as Rusia s’ka asgjë kundër.

“Nëse Beogradi është i kënaqur me demarkimin me shqiptarët e Kosovës, nuk shoh ndonjë arsyeje që Moska të ketë vërejtje”, tha Cepurin.

Ndryshe aktualisht dialogu është pezulluar, pasi Vuçiqi ka kërkuar që taksa e vendosur nga Kosova të tërhiqet. /Insajderi.com