Endrit Shala tregon deri kur do të mbetet në fuqi taksa 100%

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është zotuar se taksa e vendosur në 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk do të tërhiqet.

Sipas tij, kjo taksë është vendosur për shkak të problemeve që vazhdimisht këto dy shtete i kanë bërë Kosovës.

Shala ka bërë të ditur se masa nuk tërhiqet përderisa nuk do të ketë përmirësim të situatës, transmeton Insajderi.

“Si ka thënë edhe kryeministri ky është vendim i qeverisë, dhe përderisa të ekzistojnë shkaqet që na kanë detyruar për të ndërmarrë këta hapa, masa nuk hiqet “, ka thënë Shala.

Ai është shprehur i bindur se Qeveria ka qenë e detyruar ta marrë një vendim të tillë, për shkak të veprimeve të Serbisë dhe Bosnjës.

Homologët e Shalës nga Serbia e Bosnja, janë shprehur se një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. /Insajderi.com