Limaj flet për ëndrrat e rinisë së “papjekur” të Kosovës: S’mundet shteti mi rregullu krejt punët

Limaj flet për ëndrrat e rinisë së “papjekur” të Kosovës: S’mundet shteti mi rregullu krejt punët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë gjatë një organizimi partiak me të rinjtë e Drenasit dhe Skënderajt.

Në fjalën e tij, Limaj ka thënë se të rinjtë e Kosovës kanë si qëllim vetëm t’ia kthejnë shpinën sfidave dhe shtetit.

Ka vlerësuar se për 10 vite, shteti nuk mund t’i rregullojë të gjitha punët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Çfarë andrre ka sot i riu i Kosovës, i kthen shpinën sfidës, heq dorë menëjherë prej shtetit që me qindra e qindra vjet prindërit e baballarët tanë kanë sakrifikuar”, deklaroi Limaj.

Tutje ai ka thënë se “i papjekur” dikush mund të mbetet gjithë jetën. Limaj ka kërkuar nga të rinjtë që ta pyesin veten çfarë kanë bërë ata për shtetin.

“Sot për 10 vjet shtet hiç më shumë presim që shteti krejt me  i rregullu puntë, e ne me nejt. Djem e vajza i ri bëhesh veç një herë, kurrë ma. Po i papjekur mundet me mbet ton jetën”, tha Limaj.

“A e ke provu a ka punë? Nuk fillohet puna drejtorë edhe shef menjëherë, në këtë botë marre është me nejt”, deklaroi Fatmir Limaj.

Zv/kryeministri i Kosovës ditë më parë kishte thënë se “në Kosovë ka punë sa të duash”, por që s’ka interesim. /Insajderi.com