Kuçi flet për kohën sa ishte pjesë e Qeverisë: Kam mbrojtur atë që s’kam qenë i bindur as vet

Kuçi flet për kohën sa ishte pjesë e Qeverisë: Kam mbrojtur atë që s’kam qenë i bindur as vet

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi i ftuar në emisionin “Blic Interview”  ka folur për ngjarjet e fundit në vend, në veçanti për temat kryesore që po i preokupojnë banorët e vendit.

Edhe pse dikur kishte thënë që “kur të largohet Thaçi nga qeveria, do të largohej edhe vet” gjë që në realitet nuk ka ndodhur, pasi që Thaçi vazhdon të jetë aktiv në politikë, ka thënë se fati i tij nuk është i lidhur me askënd, përfshirë këtu edhe me Thaçin, por ka treguar se qëndrimin larg nga ndonjë post në qeveri e ka bërë vetëm shkaku se ka nevojë për një qetësi në prapavijën e tij politike.

“Fati im njerëzor, politik, nuk është i lidhur me askënd – as me zotin Thaçi, por bashkëpunimi ka qenë i frytshëm dhe unë kam menduar që në bashkëpunimin me të po bëjmë gjëra të mira edhe për vendin.”

“Unë mendoj që edhe z. Veseli ka qenë jashtëzakonisht zemërgjerë, dorëlirë në raport me mua. Por mendoj që, energjia ime, angazhimi im edhe backgoundi im kërkon pak një qetësi.Unë iu kam lutur z. Veseli që ta bëjë stafin e vet. Unë do të jem i gatshëm me i ndihmua, por në vijën e  parë të frontit siç jeni mësuar të më shihni, duke e mbrojtur atë ‘të pambrojtshme’, … unë po them atë që s’kam qenë i bindur vet nganjëherë, dhe politika e ka këtë. Por, nuk e kam bërë kurrë me bindje duke e dëmtua interesin e vendit, por kam mëndu që duhet të mbështeten njerëzit.” – ka thënë Kuçi.