Qeveria e Kosovës reagon ndaj keqtrajtimit në kufi të deputetit nga policia serbe

Qeveria  e Kosovës reagon ndaj keqtrajtimit në kufi të deputetit nga policia serbe

Qeveria e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj  policisë së Serbisë e cila gjatë ditës së sotme ka ndaluar deputetin e Kosovës, Slobodan Petroviq ku i cili është mbajtur me orë të tëra në vendkalimin kufitar në Merdare.

Në njoftimin për media, Qeveria thotë se veprimet e tilla kanë qenë edhe në të kaluarën ndaj komunitetit serb dhe në veçanti ndaj atyre që punojnë në institucionet e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranaur sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e dërguar nga  Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpiten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

“Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, thuhet në fund të njoftimit.