“Në anën tjetër, shikoni sesi në rastin e Kosovës përdoret vullneti i popullit, por jo këtu. Krejt kjo është lojë politike”, tha Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte përdorur rastin e pavarësisë së Kosovës për të mbrojtur aksionet e Rusisë në Krime të Ukrainës, dhe këtë e ka vazhduar edhe në një intervistë të fundit të dhënë për“Blumberg”. Putin ka thënë se perëndimi nuk dëshiron të njoh vullnetin e popullit në Krime, ashtu sikurse në rastin e Kosovës.
Vladimir Putin vazhdon ta përdorë Kosovën sa herë që flet për Krimenë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe në intervistën e fundit për mediat ndërkombëtare.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Dhe disa partnerë duket sikur nuk e kuptojnë këtë”, ka thënë Putin në një intervistë për “Blumberg”.
Putin tha se Krimea, është një vend me një 80 për qind rus të cilët flasin rusisht dhe duan t’i bashkohen Rusisë.
“Por perëndimi nuk dëshiron të shoh. Në anën tjetër, shikoni sesi në rastin e Kosovës përdoret vullneti i popullit, por jo këtu. Krejt kjo është lojë politike”, tha Putin. /Insajderi.com