Olluri: Duhen protesta dhe ngritje qytetare ndaj KEDS-it

Olluri: Duhen protesta dhe ngritje qytetare ndaj KEDS-it

Drejtori ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri, ka dhënë kritika të ashpëra ndaj kompanisë turke KEDS.

Ai në dokumentarin e InDoks, “Biznesi famëkeq”, ka thënë se fillimisht duhet bërë presion nga ana e mediave për prokurorinë dhe deputetët që të jenë më të zëshëm ndaj KEDS-it dhe që sipas tij, qytetarët e vendit duhet ta kenë si opsion edhe ngritjen në protesta ndaj kësaj kompanie.

“Ajo çka duhet me vepru në këtë vend është presioni i qytetarëve dhe mediave që i obligon deputetët dhe Prokurorinë e Shtetit, që ta kryejnë punën e tyre dhe të jenë më të zëshëm në kërkimin e llogarisë dhe opsioni i fundit dhe i vetëm është ai i protestës dhe ngritjes së qytetarëve ndaj kesaj kompanie”, ka thënë Olluri.

Këtu mund ta shikoni dokumentarin e plotë “Biznesi famëkeq”:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018