“KEDS na mashtroi, vazhdon të jetë monopol në distribuimin dhe shpërndatjen e energjisë”

“KEDS na mashtroi, vazhdon të jetë monopol në distribuimin dhe shpërndatjen e energjisë”

InDoks me autor Visar Duriqi, ka realizuar një dokumentar për mënyrën e privatizimit dhe funksionimin e kompanisë turke KEDS, e cila është në pronësi të LIMAK Çalik. Aty janë sjellur dëshmi ekskluzive për mënyrën se si kjo kompani bënë e keqpërdor konsumatorin kosovar.

Dëshmi për lidhjet që drejtorët e KEDS-it i kanë me anëtarët e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjise – bord i cili është dashur të jetë në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve të energjisë elektrike.

Rinora Gojani, nga Balkan Green Fondation, thotë se KEDS vazhdon të mbetet monopol i distribuimit të energjisë elektrike. Ajo për InDoks shprehet se “kompania turke Limak Calik, bëri regjistrimin e kompanisë

furnizuese që është KESCO, dhe që nga viti 2016 kemi edhe dy kompani tjera, të cilat janë regjistru si furnitorë, por që nuk kemi informata që ato   po operojnë në treg. Dmth i bjen që tutje vazhdojmë ta kemi në Kosovë, edhe distribucionin edhe furnizimin duke u  menaxhu nga një kompani, e që është kompania Limak Calik”.

“Distribucioni mbetet monopol. Me liberalizimin e tregut i cili ndodhi për shkak të transpozimit të pakos së tretë, të BE-së në vend, u detyru sektori i energjisë që të paktën ta hapë tregun për furnitorët tjerë. Dmth për këtë rast KEDS-i ose kompania turke Limak Calik, bëri regjistrimin e kompanisë furnizuese që është KESCO, dhe që nga viti 2016 kemi edhe dy kompani tjera, të cilat janë regjistru si furnitorë, por që nuk kemi informata që ato   po operojnë në treg. Dmth i bjen që tutje vazhdojmë ta kemi në Kosovë, edhe distribucionin edhe furnizimin duke u  menaxhu nga një kompani, e që është kompania Limak Calik.

“Që të bënë me kuptu që ende mbetet monopol edhe distribucioni edhe furnizimi. Për shkak se nëse hyjmë në ëeb siten e këtyre kompanive e shohim dizajnin e njëjtë, madje kemi edhe të njëjtën qendër me numër të njëjtë të thirrjeve. Kjo është bërë që të duket mirë në letër dhe të thonë se kemi një liberalizim të tregut, përderisa e kemi një menaxhment që i kontrollon të dyja kompanitë”,

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018