Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Vetura e vetaksidentuar në këtë rast ka përfunduar e dalë nga rruga pikërisht në fshatin Ponesh.
Por sipas dëshmitarëve, si pasojë e këtij aksidenti ka persona që pësuan lëndime të lehta trupore.
Padyshim se magjistralja në fjalë është mjaft e rrezikshme për vozitësit, sidomos tani kur në atë pjesë ka edhe borë.
Aksidentet në vend përgjatë këtij viti ishin në numër mjaft të lartë, e disa prej tyre edhe me fatalitet.