Protestë në Tiranë dhe Beograd – a po hyn Ballkani në një krizë politike

Protestë në Tiranë dhe Beograd – a po hyn Ballkani në një krizë politike

Në dy kryeqytetet e fqinjëve të Kosovës, protestat nuk kanë të ndalur.

Në Tiranë e Beograd për disa ditë më radhë ka pasur kundërshti qytetarë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në njërën anë studentët po protesojnë kundër qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Studentët nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës bojkotuan mësimin për të tretën ditë radhazi, ndërsa i  kërkuan ministrisë së arsimit të tërhiqet VKM-ja, që përcakton një tarifë për studentët që mbartin provime.

Ata kanë renditur edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë së Arsimit, të cilat nëse nuk zbatohen, protestat do të vazhdojnë.

Ftesë për dialog ka pasur nga Edi Rama, por studentët kanë refuzuar.

Veç Tiranës, protesta ka pasur edhe në Beograd. Atje opozita serbe po proteston kundër Vuçiqit.

Por ky i fundit ka thënë se këto veprime nuk i bëjnë përshtypje.

Edhe në Kosovë ka protesta, por ato po mbahen nga serbët. Kjo për ta kundërshtuar taksën e vendosur ndaj produkteve serbe. /Insajderi.com