Thaçi thotë se ne mbesin të përkushtuar për t’i respektuar të drejtat e njeriut

Thaçi thotë se ne mbesin të përkushtuar për t’i respektuar të drejtat e njeriut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar për 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo deklaratë ka hapur rrugët për një varg instrumentesh që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Thaçi ka thënë se në Kosovë mbesin të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre.

“Sot bota shënon 70 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që historikisht njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Ishte kjo deklaratë që hapi rrugë për një varg instrumentesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut kudo nëpër botë. Të drejtat dhe liritë fondamentale të njeriut qëndrojnë në themelet e Republikës së Kosovës dhe ne mbesim të përkushtuar në forcimin dhe avancimin e tyre”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com