Reagon Ministria e Punëve të Jashtme pas listimit të lahutës si trashëgimi e Serbisë

Reagon Ministria e Punëve të Jashtme pas listimit të lahutës si trashëgimi e Serbisë

Listimi i lahutës si trashëgimi kulturore e Serbisë nga ana e UNESCO-s ka bërë që Ministria e Punëve të Jashtme të reagojë në lidhje me këtë çështje.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në “Twitter” MPJ ka thënë se politizimi i UNESCO-s duhet të përfundojë.

“Politizimi të UNESCO-s duhet t’i vijë fundi. Futja e “Lahutës” si një trashigëmi kulturore të Serbisë është në kundërshtim me realitetin dhe ofendues ndaj kombeve të tjera në Ballkan. Ne do të protestojmë në termat më të forta dhe do të ofrojmë argumente që do ta kundërshtojnë këtë vendim politik”, ka shkruar MPJ.

Në lidhje me këtë listim ditë më parë kishte reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës si dhe ajo e Shqipërisë.

Lahuta është një nga instrumentet që ka përcjellë këngët epike shqiptare, dhe paraqet një aset mjaft me vlera për trashëgiminë kulturore shqiptare, pa të cilin nuk do të kishin kuptim këngët kreshnike. /Insajderi.com