Aksident i rëndë në fshatin Peran të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në fshatin Peran të Podujevës.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të lënduarit janë nisur menjëherë për Prishtinë, shkruan mediumi lokal Llapi.info.

“Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë 2 persona të cilët janë nisur menjëherë për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e aksidentit.