Nesër mot me reshje bore, këto do të jenë temperaturat

Nesër mot me reshje bore, këto do të jenë temperaturat

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.