
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person i cili ka rrahur bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
Bashkëshortja dhe tre fëmijët kanë pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti i kishte rrahur gruan dhe tre fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës