
Sheshet kryesore të Prishtinës: Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova, janë mbuluar me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arsyeja për mbulimin e shesheve të Prishtinës me flamuj të Amerikës është përkrahja e ShBA-ve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, raporton Insajderi.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, se Uashingtoni ka mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Forcë të Armatosur.
Të gjitha punët sa i përket ligjeve për FSK-në janë kryer dhe ato pritet të votohen në Kuvendin e Kosovës të premtën e 14 dhjetorit. /Insajderi.com