Vritet një shqiptar në mes të sheshit në Greqi

Vritet një shqiptar në mes të sheshit në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi ku një person është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paindentifikuar.

Sipas asaj që raporton media greke  Newpost.gr  mësohet se viktima është me origjinë  shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 22:40 pranë sheshit Omonia në rrugën “Kriti 23” në kryeqytetin grek, Athinë.

Autorët janë ende në arrati, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

‘Zougla.gr’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte duke pirë kafe gjatë kohës kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë 3 plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, agresori, u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, që drejtohej nga një tjetër person. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet për larje llogarish.

Po dje natën, rreth orës 02.30 u ekzekutua një grek 48-vjeçar, security në profesion, i cili u qëllua pas koke duke ecur në trotuar, në zonën Moskato të Athinës