Forcat e sigurisë, kanë çaktivizuare eksplozivin e gjetur sonte në Gazimestan.
Vendosja e eksplozivit ka ndodhur një ditë para se Kuvendi i Kosovës të votojë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Në orët e mbrëmjes Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së Gazimestanit.
Sipas zëdhënësit të Policisë Daut Hoxha në bazë të informacioneve të deritanishme nuk ndërlidhet me Gazimestanin.
“Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relavante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Fillimisht për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore”, tha Hoxha.