Sylejman Selimi shkruan nga burgu, uron Kosovën për formimin ushtrisë

Sylejman Selimi shkruan nga burgu, uron Kosovën për formimin  ushtrisë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, në një letër nga burgu dërguar Gazetës Express ka uruar  për themelimin e Ushtrisë. Shprehet se është shumë i lumtur për  gjithë kontributin e dhënë në transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Une jam i lumtur që bashkë me ju si Komandanti i Pare i FSK-së kam dhene kontributin qe Kosova ta kishte nje FSK-së të përgatitur dhe qe sot kjo forcë te marr mandat te ri ushtarak”, shkruan Selimi.

 

Letra e tij e plotë:

Ushtare, nënoficerë dhe oficere te FSK-se,Sot ne ketë dite historike ju uroj per mandatin e ri ushtarak te FSK-se. Forca e Sigurisë se Kosovës, apo thenë me drejte ushtria jone, eshte krijuar e mbajtur deri ne ditet e sotme ne saje te kontributit te punes suaj dhe te kontributit te paraardhësve tuaj. Unë jam i lumtur qe bashke me ju si Komandanti i Pare I FSK-së kam dhënë kontributin qe Kosova ta kishte një FSK te përgatitur dhe qe sot kjo force te marr mandat te ri ushtarak.

Me kete rast, dua qe ta shpreh edhe falënderimin e mirënjohjen për shume ushtarake, personalitete miq te nderuar qe na ndihmuan qe te arrijmë deri këtu. Ne veçanti, dua te shpreh mirënjohjen për mbështetjen qe i dhane Kosovës, posaçërisht Komandantit te NATO-s Gjeneralit Klark me te cilin kam pasur rastin ta takoj, Komandantit te KFOR-it Xhekson me te cilin kemi bashkëpunuar ngusht dhe gjithë komandanteve pasues te KFOR-it. Posaqerisht dua ta shpreh mirënjohjen time per Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas Gjeneralin Orr me te cilin e kemi nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit ne mes FSK-së dhe Gardes Kombëtare te Ajovas te ShBA-se, si dhe gjithe miqve qe na kane ndihmuar qe FSK-ja te zhvillohet dhe të arrijë deri këtu ku është sot.

Dua ta vlerësoje shume larte edhe bashkëpunimin qe kemi pasur si FSK me KFOR-in, ne veçanti me SHBA, Britani e Madhe, Gjermani etj, ku pa mbështetjen dhe përkrahjen e tyre nuk do te mund te arrinim deri këtu, per çka populli i Kosovës do të jete mirënjohës përgjithmonë.

Dita kur Kosova po bëhet me FSK-ne si force ushtarake, përkon edhe me 20 vjetorin e rënies dëshmor te heroit Muje Krasniqi dhe 40 luftëtareve qe ranë me 14 Dhjetor 1998. Ngritja e forcës sonë ushtarake ne këtë dite është nje simbolike me kuptim te lartë historik.

Prandaj në këtë dite te rëndësishme për Ushtrinë tonë, popullit te Kosovës dhe gjithe ushtareve dhe oficereve te FSK-se, iu uroj këtë dite shume te rëndësishme.

Urime!

Sylejman Selimi, 14 Dhjetor 2018