Pak ditë më parë ishin flamujt amerikanë ata që mbizotëronin në sheshet e kryeqytetit, ndërkaq sot janë vendosur edhe flamuj të shteteve të tjera mike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, përveç flamujve të Amerikës, mund të shihen edhe flamujt e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.
Por askund nuk është vendosur flamuri kombëtar. /Insajderi.com