Djali i ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiut, Bardhyl Sejdiu i është futur garës për Drejtor Ekzekutiv të Telekomit të Kosoves.
Ai është në mesin e 11 kandidatëve, për këtë post, shkruan Insajderi.
Gara që ishte hapur disa ditë pas dorëheqjes së Gent Begollit është mbyllur të enjëten.
Bardhyl Sejdiu në vitin 2013 ishte përfshirë në një shkëmbim me armë zjarri.
Ai ishte sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në të cilën ndodheshin dy persona të cilëve u është përgjigjur me të shtëna. Në drejtim të sulmuesve, më pas, ka shtënë edhe Bardhyli.
Rasti pati ndodhur në lagjen Taslixhe në Prishtinë.
Ky rast është përmendur edhe në dokumentarin InDoks.
https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos