Ahmeti: Të punojmë për ta ndaluar këtë qeverisje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar një status në profilin e tij ku ka thënë se të gjithë duhet të punojnë për ta ndaluar këtë qeverisje në Kosovë, e cila sipas tij nuk është duke bërë punë të mirë.

Ahmeti: Të punojmë për ta ndaluar këtë qeverisje

I pari i Komunës së Prishtinës ka thënë se qeveria aktuale e Kosovës po e kthen vendin mbrapa, raporton Insajderi.

“Mund të mos pajtohemi për rrugën përpara por besoj që shumica pajtohemi se kjo çka kemi sot është e dëmshme, është regresive dhe nuk mjafton”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që “të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës”. /Insajderi.com