
Një ditë para se të lirohen tre persona nga Gjykata e Apelit të dyshuar për trafikim me drogë, një tjetër person ka vdekur nga përdorimi i drogës në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë ku në mëngjesin e ditës së premte është gjetur i vdekur një person. Ai po dyshohet se ka vdekur si pasojë e përdorimit të drogës, raporton Insajderi.
“Është raportuar se një mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë, sipas mjekëve dyshohet si pasojë e përdorimit të drogës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institucionin e mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit ka marrë vendim për ta liruar Enis Çerkën dhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në trafikim të drogës.
Shoferi i Gani Thaçit i dyshuar për trafikim me drogë lirohet nga paraburgimi
Rasti u bë i ditur për media, pasi u raportua se në një banesë në Prishtinë u gjenden 113 kilogram drogë. Kujtojmë se Çerka kishte qenë shofer i Gani Thaçit, vëllai të presidentit të Kosovës.
Pavarësisht kësaj Gani Thaçi, kishte tentuar të distancohet nga shoferi i tij dhe zyrtari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Enis Qerka, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për posedim të 113 kilogramëve të substancës narkotike të llojit heroinë.
“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com