Instituti Sizmologjik: Dridhja e Kosovës erdhi nga tërmeti në Maqedoni

Tërmeti i cili u ndie pak minuta më parë në Prishtinë dhe në disa pjesë tjera të Kosovës nuk kishte të bënte me tërmet në Kosovë.

Instituti Sizmologjik: Dridhja e Kosovës erdhi nga tërmeti në Maqedoni

Sipas Institutit Sizmologjik të Kosovës, tërmeti ka ndodhur shtatë kilometra në periferi të Shkupit në Maqedoni, por që është ndier edhe në Kosovë, për shkak se janë shumë afër teritorialish.

“Tërmeti ka ndodhur afër kufirit të Kosovës, shtatë kilometra në lindje të Shkupit me magnitudë 5.1 të riterit, me kordinata 42.01/21.52, në thellësi prej 2 kilometra hiper-qendrore”, ka thënë për Insajderin Shemsi Mustafa, shef i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës/Insajderi.com