Detaje nga aksidenti në Cyrih ku humbi jetën një person

Detaje nga aksidenti në Cyrih ku humbi jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Autostradën A3 në Cyrih, ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur ndërsa 44 tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas gazetave zvicerane aksidenti ka ndodhur në orën 04:15 për arsye ende të panjohura. Policia e Kantonit të Cyrihut ka treguar se autobusi ishte përplasur me një mur, përcjell Gazeta Insajderi.

Sipas policisë tre persona kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa siç raporton e përditshmja zvicerane “Blick”, thuhet se personi që ka ndërruar jetë është i gjinisë femërore. Kurse shoferi dhe dy pasagjerë të tjerë janë të plagosurit rëndë.

Sipas zëdhëndës së kompanisë së autobusit, gjithsej 49 pasagjerë ishin në bordin e autobusit. Shumica e tyre ishin italianë, ndërsa një person kishte pasaportë zvicerane. /Insajderi.com