Osmani fton Prokurorinë të merret me kontratat që Kosova i ka lidhur për çështje të lobimit

Osmani fton Prokurorinë të merret me kontratat që Kosova i ka lidhur për çështje të lobimit

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar për punën e Komisionit Hetimor për çështjet e lobimeve të bëra nga ana e qeverisë dhe presidencës së vendit.

Osmani, ka kritikuar krerët e institucioneve, të cilat sipas saj, i kanë mbajtur të fshehta disa nga kontratat që janë lidhur me kompanitë ndërkombëtare lobuese.

Por, përkundër kësaj, deputetja Osmani u shpreh se tashmë me këtë temë duhet të merret Prokuroria e Shtetit, pasi që “ajo do të mund të nxirrte secilin dokument dhe kontratë që institucionet i kanë nënshkruar me kompanitë e lobimit”.

“Tashmë me këtë çështje duhet të merret prokuroria, e cila do të mund të nxirrte secilin dokument të nevojshëm. Pas një hetimi nga ta do të kishim hetime përfundimtare”, ka thënë Osmani për InDoks.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018