“Nga buxheti i shtetit janë dhënë 65 mijë euro për parathënien e librit për Thaçin”

“Nga buxheti i shtetit janë dhënë 65 mijë euro për parathënien e librit për Thaçin”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar të gjeturat e Komisionit Hetimor për çështjet e lobimeve.

Ajo ka thënë se një faturë të cilën e ka siguruar Komisioni, vërtetohet që nga buxheti i vendit janë dhënë 65 mijë euro për shkrimin e parathënies së librit Neë State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Ani ka shtuar se ky libër është shkruar për qëllime puro personale dhe se sipas saj është e padrejtë që taksapaguesit kosovarë të paguajnë shkrimin e një libri të tillë, shkruan Insajderi.

“Është lobim dhe krejtësisht përpjekje për të përmirësuar imazhin krejtësisht të dëmtuar të presidentit të vendit.

Kontrata e cila dëshmon se janë paguar vlera prej 65 mijë eurove për editimin e parathënies së librit, e dëshmon qartë se mjetet e buxhetit të vendit janë përdorur për buxhetin e vendhit dhe kjo është e paligjshme dhe e padrejtë”, ka thënë Nagavci.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018