Kosovari që gatuan çokollatat prej më të mirave në New York

Kosovari që gatuan çokollatat prej më të mirave në New York

Shqiptarët po depërtojnë në çdo stil të jetës në Amerikë. Madje edhe ata që kanë shkuar në vitet e fundit. Dhe nuk është fjala vetëm për modë apo politikë.

I riu nga Kosova, Labinot Krasniqi, është bërë pjesë e grupit të pasionantëve të kuzhinës, me saktësisht të gatimit të çokollatave dhe ëmbëlsirave, të njërit prej kuzhinierëve më të famshëm të kësaj fushe në Amerikë, Jacques Torres.

Labinot Krasniqi nga Prishtina tash është një prej krijuesve të mirë të çokollatës dhe shumë prej gatimeve të tij tashmë shiten nëpër dyqanet e New Yorkut.

Ai madje ka qenë edhe pjesë e edicionit të 20-të të New York Taste të organizuar nga New York Magazine, një revistë e famshme në Amerikë që ka miliona lexues.

Labinoti ka në plan që përvojën e tij në prodhimin e çokollatave të vazhdojë edhe në Kosovë dhe që më pas këto prodhime të tij, ‘Made in Kosova’ të depërtojnë edhe në tregun amerikan.