Fytyra e ngrysur e Mogherinit dhe Pacolli që i “prin” delegacionit kosovar – pamje nga takimi i sotëm në Bruksel

Fytyra e ngrysur e Mogherinit dhe Pacolli që i “prin” delegacionit kosovar – pamje nga takimi i sotëm në Bruksel

Shërbimi Audiovisual i Komisionit Evropian ka publikuar pamje nga takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Bashkimit Evropian të mbajtur sot në Bruksel.

Pamjet e shfaqura nga Komisioni Evropian tregojnë fytyrën e ngrysur të përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, para mbërritjes në sallën ku u mbajt takimi.

Ndërkaq, nga delegacioni kosovar i pari në mbledhje mbërriti zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, që u pasua nga kryeministri Ramush Haradinaj.