Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar drejtuesit e komunitetit mysliman në Kosovë për festën e Kurban Bajramit.
Kryeministri Mustafa ka thënë me këtë rast se Kurban Bajrami është një ditë të sakrificës dhe solidariteti që ne kemi nevojë si vlerë njerëzore kështu duke i kultivuar ato.
Ai ka thënë se është i lumtur që kjo festë, ashtu si edhe në të kaluarën, po i gjen kosovarët në gjendje të mirë financiare e shpirtërore. Kosova feston në një gjendje të mirë edhe kësaj radhe./Insajderi.com