Gjatë ditës së djeshme në komunën e Fushë Kosovës nuk pati rrymë për orë të tëra.
E këtë kompania KEDS e ka arsyetuar me faktin e vendosjes së një trafoje në këtë komunë.
Viktor Buzhala zëdhënës i KEDS-it madje ka thënë për Klan Kosovën, se në Fushë Kosovë ka rritje enorme të popullatës dhe kjo nuk ka mundur të parashikohet.
“Për kyqje të reja janë nga Fushë Kosova, po flasim për rritje enorme të popullatës dhe sigurisht që këto nuk kanë mundur të parashikohen më herët”, tha Buzhala.
Ai tha se në këtë komunë ka pasur nevojë për shtim të kapaciteteve.
“Brenda 6 orëve kemi arritur ta vendosim trafon në këtë vend, kjo është bërë pasi Fushtë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullatës në Kosova dhe ka nevojë për shtim të kapacitateve”, tha ai.
Ndryshe problem me rrymë dje ka pasur edhe Suhareka. Madje kryetar i kësaj komune, Bali Muharremaj paralajmëroi edhe protesta. /Insajderi.com