Gjendet një armë në shportën e një spitali në Prishtinë

Gjendet një armë në shportën e një spitali në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mëngjesin e ditës së djeshme teksa ishte duke u bërë pastrimi i një spitalit është gjetur një armë me gjashtë fishek.

Ngjarja ka ndodhur sipas policisë në ora 8 e 49, ndërsa arma është konfiskuar.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se gjatë pastrimit në një spital, në shportë ka gjetur një pistoletë me 6 fishekë. Arma është konfiskuar nga Policia”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.