Pallaska shfaq shenja vetëbesimi të tepruar

Pallaska shfaq shenja vetëbesimi të tepruar

Avokati Dastid Pallaska, i cili shfaqet në televizion edhe si analist i çështjeve politike, ka shfaqur shenja të vetëbesimit të tepruar gjatë një debati televiziv kur ka thënë se ai nuk ka dashur të prish festën e Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas tij, krijimi i Ushtrisë veçse është nisur para më shumë se dhjetë vitesh.

Në një debat në televizionin T7, Pallaska ka deklaruar se Ligji për FSK-në ka qenë i paraparë që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka besuar se nëse do të kritikonte në ditën e themelimit të ushtrisë, atëherë do të ndikonte që të prishej festa tek mbi 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës.

“Unë nuk kam dashtë me e prish festën për inaugurimin e ushtrisë”, ka thënë fillimisht Pallaska. “Mirëpo, është një, si me thanë… një ndërmarrje marketingu që gati na është kthyer në bumerang. Pse? Ushtria dhe një shtet pa ushtri nuk ka kuptim. Për shembull, me plan të Ahitsaarit janë zgjedh termat e gjërë mjaftueshëm për të akomoduar krijimin e ushtrisë, ligji për FSK-në ka qenë një ndër ligjet e para që është miratuar pas shpalljes së pavarësisë.”

Ai ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës ka qenë e drejtë e shtetit të Kosovës që nga viti 2008.

“Veç ai ligj, e ka papraparë fazën tranzitore se si hiqet kjo ndalesë. Kështu që ku jemi kthyer ne sot, është vetëm se jemi kthyer në vitin 2008. Në të drejtat tona të vitit 2008”, ka deklaruar Pallaska. /Insajderi.com