Thaçi në Kanada, fton kryeministrin e Guineas të vizitojë Kosovën

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka takuar në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla.

Thaçi në Kanada, fton kryeministrin e Guineas të vizitojë Kosovën

Thaçi e ka ftuar kryeministrin e Republikës së Guineas që ta vizitojë Kosovën, dhe e ka falënderuar për atë që Guinea ka bërë për Kosovën.

 

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, sot pata takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë z. Mamady Youla. Kryeministrin e Guinesë e falënderova për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

“Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njihet si faktor paqeje në botë. Me kryeministrin Youla, të cilin e ftova që ta vizitojë Kosovën, u pajtuam edhe për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve tona”, ka shkruar më tej ai. /Insajderi.com