Sot mbahet protesta e tetë e grupit të qytetarëve #PROTESTOJ

Sot mbahet protesta e tetë e grupit të qytetarëve #PROTESTOJ

Për të tetën herë radhazi grupi i qytetarëve #PROTESTOJ do të dal në rrugë për të kundërshtuar siç kanë thënë ata skandalin e përgjimeve, keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook #PROTESTOJ ka ftuar qytetarët që të mblidhen në ora 17:00, në sheshin Zahir Pajzait, duke thënë se “gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të tij të ndershëm”.

Ky mobilizim qytetarë erdhi pas publikimit të “Dosjes së Shefave”, nga Gazeta online Insadjeri, ku protagonist ishte Adem Grabovci, përmes së cilave përgjime dëshmohej ndikimi i figurave të Partisë Demokratike të Kosovës në institucionet e shtetit.

Insajderi për një muaj rresht ka publikuar serinë e telefonatave, pas të cilave Prokuroria e Shtetit nisi hetimet ndaj Adem Grabovcit për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012.

Grabovci është ftuar që të mërkurën të paraqitet për intervistim para prokurorëve Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani lidhur me këtë rast. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]