Deklarata e Gani Thaçit që dëshmon se personi që u kap me 113 drogë është shoferi i tij

Deklarata e Gani Thaçit që dëshmon se personi që u kap me 113 drogë është shoferi i tij

Në mesin e të arrestuarve për posedim të 113 kilogramëve drogë, ishte edhe Enis Qerka.

Më vonë doli se ky i fundit ishte shoferi i vëllaut të presidentit të vendit, Gani Thaçi.

Në një deklaratë më vonë, Gani Thaçi e kishte mohuar se Enis Qerkën e ka shofer.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës”, kishte thënë Thaçi.

Por më herët vëllau i persidentit të Kosovës e kishte pranuar se Enis Qerkën e ka shofer. Këtë e kishte bërë në deklaratën e tij në Polici, për rrahjen në Byronë e Sigurimeve.

“Dua të theksoj edhe për këtë se puna e parë që ka bërë Blerimi mi ka hjek syzet nga sytë duke e ditur që nuk shoh mirë pa size, pasi dioptria ime është 2.6 pozitiv ai këtë e ka ditë shumë mirë pasi që deri në këtë moment kemi qenë miq të mirë dhe kemi biseduar për tema shëndetësore. pas kësaj në mbledhje ka hyrë shoferi im Enis Qerka i cili ma ka mbajt për krahësh pasi që me kishte humbur drejtpershimi dhe të vetëm gjë që e kam dëgjuar dhe kuptuar është se Enisi kur ka thënë ‘Mos drejtor’”, ka deklaruar tutje vëllau i presidentit.

Dokumentin mund ta shihni më poshtë. /Insajderi.com